
????????????????????????????????????
Lëvizja Vetëvendosje në një aksion të organizuar para qeverisë i ka hequr mbrojtëset prej hekuri që Qeveria i kishte vënë dje.
“Qeveria po merr vendime në dëm të popullit dhe pastaj përmes këtyre grilave po mundohet të mbrohet nga populli. Kjo është edhe arsyeja edhe e këtij aksioni të sotëm”, ka thënë Valdrin Ahmeti, aktivistë i kësaj lëvizje.
Ndërkohë sot gjatë ditës, Qeveria ka njoftuar se ajo i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.
“Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të njoftimit sa më të drejtë të opinionit lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe nivelin e sigurisë për zyrtarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, informon se masat e sigurisë të implementuara ditëve të fundit janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?