Naim Geci ka thënë se koloneli Ahmet Krasniqi ishte ekzekutuar brenda sekondave por sipas tij, vrasësit nuk e kishin njohur atë.
Derisa ka rrëfyer se si ndodhi ekzekutimi i Ahmet Krasniqit ai tha se tyta e armës nuk i ishte drejtuar shefit të tij fillimisht pasi koloneli për ta ishte i panjohur, raporton Klan Kosova.
”E gjitha ka ndodhur brenda sekondave, se ka pritur minutin”.
”Ndoshta ideja e dorasve ka qenë të kenë gjithçka nën kontrollin e tyre”.
”Aty për aty mund të them se dorasi nuk e ka njohur kush është Ahmet Krasniqi”.
”Ndoshta ashtu ka qenë e përgatitur por mund të them nga ajo që kam parë, dorasi s’e ka njohur atë”.
Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Naim Geci tha paraprakisht se fakti se ai ishte i panjohur për vrasësit qëndron pasi dy të maskuarit biseduan mes vete duke thënë vetëm fjalët ”ky është ky”.
”Janë afruar që të dy, njëri tek unë më ka kontrolluar më afroi tytën në ballë e tjetri iu afrua kolonelit (Ahmet Krasniqit), duke sugjeruar ky që ishte afër meje. I tha me dy fjalë ”ky është ky”./klan kosova/
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë