Gjejlane Rrahmani-Islami nga Komuna e Kaçanikut është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj.
Një 34-vjeçare nga fshati Begrac i Komunës së Kaçanikut është zhdukur që nga data 21 tetor. Hera e fundit ku është parë nga disa banorë të fshatit ka qenë ky vendi këtu. Institucionet e sigurisë së Kosovës janë duke e kërkuar së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, por që deri tani nuk ka asnjë gjurmë për të.
Familjarët e Gjejlanes thonë se që në moshën 22-vjeçare, asaj i ishin shfaqur sëmundje mendore dhe se problemet familjare që kanë pasur kohëve të fundit, e kanë shqetësuar atë edhe më shumë.
Ndërkaq, Policia e Ferizajt, në bashkëpunim me KFOR-in, FSK-në dhe të gjitha njësitet e tjera emergjente, kanë marrë të gjitha masat dhe ende janë duke vazhduar kërkimet për të.
Bashkëshorti i Gjejlanes, Hysen Rrahmani, nuk gjendej në shtëpi, por për KTV-në vëllai i tij ka treguar se ai ishte personi i cili përkujdesej për ta.
Më tutje, ai shtoi se kohëve të fundit, gruas së vëllait i ishte përkeqësuar gjendja edhe më shumë.
Familja kërkon nga të gjithë qytetarët që mund ta dallojnë atë diku, t’i lajmërojnë ata ose policinë.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...