Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, janë plagosur 4 persona.
Askidenti është regjistruar në lagjen Emin Matraxhiu, ndërkohë një nga të plagosurti është në gjendje të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Në unazën Elbasan, në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përpalsur me mjetin tip “Volksëagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shstetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...