Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u takua sot me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiç, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Komunës së Graçanicës, sidomos në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për integrimin e minoriteteve në sistemin politik të Kosovës.
Ministri Shala, i premtoi mbështetje kryetarit Kostiç në projektet që lidhen me politikat e kulturës, rinisë dhe sportit. Ai, po ashtu u shpreh se është i nevojshëm koordinimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe atyre lokale, për të identifikuar pikat e përbashkëta ku mund të punohet bashkërisht për përmirësimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarive kulturore, atyre që lidhen me rininë dhe sportin.
Kryetari Kostiç e falënderoi ministrin Shala për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe u shpreh se komuna që drejton ai do të bashkëpunojë me MKRS-në për të realizuar projekte të përbashkëta në fushat që lidhen me politikat e MKRS-së
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...