Mësimdhënësi Arben Fejza, nuk është pranuar as në konkursin e fundit për zëvendësdrejtor në një shkollë në Vushtrri.
Fejza thotë se nuk u mor parasysh që ai kishte të përfunduar masterin në programin Udhëheqja në Arsim, pranë Fakultetit të Edukimit, karshi kandidatëve të tjerë, të cilët kishin të kryer një trajnim i cili zgjat 21 ditë, raporton KTV.
Ai, bashkë me studentë të tjerë të diplomuar në këtë drejtim, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që i përcakton proceduat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorëve nëpër shkolla.
Ministria e Arsimit, në anën tjetër, pranon se ky udhëzim duhet ndryshuar.
Ministri, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se janë duke diskutuar për ta gjetur një formë tjetër për përzgjedhjen e drejtorëve.
Ministri Bytyqi ka shtuar se nuk duan ta përshpejtojnë këtë proces, pasi, sipas tij, dëshirojnë që udhëzimi me ndryshime ta ketë rolin dhe efektin e duhur në praktikë.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...