Ideja e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim të territoreve nuk do realizohet, mirëpo do ketë vetëm një Asociacion të Komunave Serbe. Kështu ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani.
Sipas tij, të gjitha këto zhvillime janë reagime ndaj kërkesave të Serbisë për Asociacionin.
“Nuk do të ketë as shkëputje të veriut fare, por mund të ketë një Asociacion të Komunave Serbe, me tentativë për të pasur kompetenca ekzekutive më shumë, nuk ka gjë prej temave të shkëmbimit të territoreve, këto janë reagime ndaj kërkesave të Serbisë për Asociacionin, këtu qëndron problemi kyç”, ka thënë Burjani.
Me tej, ai ka thënë se tani në Kosovë është më së i nevojshëm uniteti mes pozitës dhe opozitës.
“Më e keqja është se nuk ka asnjë lloj konsensusi tek partitë politike të Kosovës. Duhet të ketë një unitet patjetër për tema nacionale e sidomos për dialogun. Është shqetësuese gjendja në Kosove ku nuk ka asnjë interesim për konsensus. Mos interesimi për konsensus është problemi më i madh”, ka thënë ai.
Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese është shprehur skeptik se mund të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.
“Dialogu ka hyrë në fazën përfundimtare, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare. Kosova dhe Serbia ende janë shumë larg marrëveshjes finale. Nuk jam aspak optimist se do të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve në periudhë afatgjate, më tepër do të jetë një marrëveshje tranzicionale”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, për “Bota sot”.
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...
Adrit dhe Ilirianës u vidhet vetura në Maqedoninë e Veriut, ...