Florijeta Rugova, 23-vjeçare, ndërroi jetë të premten e kësaj jave, si pasojë e një aksidenti që ndodhi ditë më parë në Prishtinë, ku humbi jetën edhe 30-vjeçarja Lendita Bardhi.
Në përkujtim të vajzës që ndërroi jetë, në mbrëmjen e sotme, në Vrellë të Istogut, familjarë, miq e banorë të shumtë janë mbledhur që të ndezin qirinj, në shenjë vetëdijesimi për respektimin e shenjave të komunikacionit, përcjell indeksonline.
Florijeta ishte në repartin e Intensivës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që prej ditës së aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetojë goditjes së rëndë që mori nga vetura.
23 vjeçarja që ndërroi jetë të premten është edhe një viktimë më tepër e aksidenteve rrugore që në vend janë bërë shumë të shpeshta.
Më poshtë keni disa fotografi nga ndezja e qirinjve sonte në Istog.


Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...