Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në ‘Konferencën e Tretë Nacionale të Parlamentit Rinor Europian’ për pozitën e të rinjve të Kosovës dhe për synimet e vendit për integrime euro-atlantike.
Haradinaj ka thënë se rinia e Kosovës e do Evropën dhe se dëshiron t`i bashkohet asaj pasi që kjo është e drejtë e natyrshme e saj, përcjell lajmi.net.
“Mohimi i lëvizjës së lirë për të rinjtë tanë i vë në pozitë diskriminuese përballë të rinjve në kontinentin tonë”, është shprehur kryeministri.
Ja postimi i plotë
“Rinia e Kosovës e do Europën dhe dëshiron t’i bashkohet asaj, si e drejtë e natyrshme e saj. Kënaqësi të flisja për pozitën e të rinjve të Kosovës dhe synimin tonë të qartë për integrime euro-atlantike, në Konferencën e Tretë Nacionale të Parlamentit Rinor Europian. Mohimi i lëvizjës së lirë për të rinjtë tanë i vë në pozitë diskriminuese përballë të rinjve në kontinentin tonë. Rinia jonë kërkon mbështetje dhe miq, që porosia e saj të arrijë tek qytetarët europianë. Tani është koha ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.
RH



Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...