Nisma e gruas socialdemokrate po vazhdon takimet e punës në të gjitha komunat e Kosovës me strukturat e gruas anekënd, udhëhequr nga kryetarja e gruas së NISMA’s, Valdete Dushica-Bajrami.
Qëllimi i këtyre takimeve është që të fuqizohen edhe më shumë strukturat e gruas nëpër komuna të Kosovës.
Sot u zhvillua takim me gratë në Drenas, Skenderaj dhe Fushë Kosovë, ku u takuan gratë e degëve dhe nëndegëve të këtyre komunave dhe u diskutua për shtrirje dhe fuqizim të frymës socialdemokrate dhe avancim të rolit të gruas në të gjitha proceset e rëndësishme.
Paraprakisht, struktura e gruas së NISMA’s ka zhvilluar takime edhe në komuna tjera dhe këto takime pune do të vazhdojnë duke përfshirë të gjitha komunat e vendit.




Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK