Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pavarësisht marrëveshjes, Serbia është duke e penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Haradinaj i ka quajtur maskime për ndarjen e Kosovës idetë për korrigjimin e kufijve, demarkimin dhe shkëmbimin e territoreve.
“Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të kufijve, me demarkim apo me ndërrim të territoreve. Krejt këto janë maskime për ndarjen e Kosovës. Të gjitha këto janë maskime që atje në anën tjetër, shefi i shtetit të vet të thotë ‘unë kam nxjerr diçka, po e pranojmë Kosovën’. Edhe nëse thonë po e pranojnë sot, se ata s’po i respektojnë marrëveshjet e veta, nuk ta respekton. Edhe kur të shkosh në Këshill të Sigurimit, prapë do t’i thotë Rusisë apo dikujt, bllokojeni Kosovën. Pse atëherë ne të shkojmë kah ajo rrugë. Jo, po konsolidohemi, po bëhemi shtet, po e njohim veten më shumë, po bëhemi të zot”, ka thënë Haradinaj në një takim me të rinjtë e AAK-së.
E demarkacionin me Malin e zi, Haradinaj e ka quajtur korrigjim të marrëveshjes e jo të kufijve.
Haradinaj ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës, për të cilën ka thënë se nuk e zëvendëson as NATO-n dhe as KFOR-in por e mbron Kosovën.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...