Mëngjesin e sotëm, nga Burgu i Lipjanit kanë ikur dy të mitur. Ndërsa si pasojë e kësaj, dy zyrtarë korrektues janë suspenduar nga puna. Shërbimi Korrektues i Kosovës në një komunikatë thotë se të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot në ora 09.05 minuta nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur 2 të mitur. Të miturit e arratisur ishin në vuajtje të masës edukuese-korrektuese. Të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes. Me këtë rast janë suspenduar 2 Zyrtarë Korrektues”, thuhet në komunikatë.
Tutje, Shërbimi Korrektues thotë se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës si dhe ndaj dy të miturve është lëshuar letër – rreshtim./
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë