Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinajt ka uruar xhudistin kosovare, Loriana Kuka, për triumfin në Kampionatin Evropian U23.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistin kosovare, Loriana Kuka, për triumfin në Kampionatin Evropian U23, pasi mposhti gjermanen Christina Faber në kategorinë deri në 78 kilogramë.
“Edhe Loriana Kuka Kampione Europiane U23 në xhudo”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, Kuka ka rrëmbyer medaljen e artë sot duke mposhtur gjermanen Christina Faber në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Edhe Loriana Kuka Kampione Europiane U23 në xhudo. Triumfi i vajzës, që la Zvicrën për t’i mbrojtur ngjyrat e flamurit të Kosovës, na bën krenarë të gjithëve. Urime, Loriana!
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë