‘Football Leaks’ ka zbuluar se Interi ka shkelur rregullat FFP me nënshkrimin zyrtarisht me Xherdan Shaqirin nga Bayern Munichu në formë huazimi në vitin 2015.
Dokumentet janë shfaqur në uebfaqen zvicerane ‘Tagasanzeiger.ch’ dhe gazetën gjermane ‘Der Spiegel’ dhe janë pjesë e hetimit kombëtar brenda e-mail adresave të hakuara të klubeve të ndryshme, transmeton portali arbresh.info.
Në janar të vitit 2015, Interi ishte duke u monitoruar me kujdes nga UEFA për statusin e tij në FFP.
Andaj ata nuk mund të përballonin blerjen e një lojtari për 15 milionë euro në mes të sezonit, por arritën të marrin Shaqirin falë një mashtrimi administrativ.
Zyrtarisht, Interi nënshkroi me Shaqirin në formë huazimi falas dhe klubi kishte edhe opsionin për blerje, i cili do të bëhej obligativ në rast se disa kushte do të arriheshin.
Kjo ishte tashmë e njohur, por dokumentet nga ‘Football Leaks’ kanë shfaqur se këto “kushte” ishin në realitet të pashmangshme, transmeton portali arbresh.info.
Klauzolat thonë se Interi është dashur të paguaj te Bayern Munichu 15 milionë euro edhe nëse Shaqiri do të luante nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2015 ndonjë ndeshje miqësore apo zyrtare.
Një tjetër klauzolë pohonte se Interi duhej të paguante te Bayern Munichu 15 milionë euro edhe nëse Shaqiri nuk do të luante asnjë ndeshje të vetme si pasojë e lëndimit apo suspendimit.
Vetëm në rast se këto nuk ishin të mjaftueshme, një klauzolë e tretë i obligonte Interit të blej Shaqirin deri më 31 dhjetor nëse skuadra do të ishte në top 17-she të tabelës në Serie A, me fjalë të tjera jashtë zonës së dëbimit.
Në verën e vitit 2015, Interi nuk kishte më gjatë besim në Shaqirin, por ata arritën të bëjnë zgjedhje ndaj të hollave prej 15 milionë të paguara te Bayern Munichu.
Në këtë situatë, thuhet se ata me shpejtësi arritën shitjen e tij dhe e dërguan atë te Stoke City për 14.5 milionë euro më 11 gusht./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...