Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka bërë të ditur që flamuri i Republikës së Kosovës tashmë qëndron për të parën herë në katedralen Notre Dame të Parisit, si pjesë e përkujtimeve të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërorë.
Por këtë lajm nuk e kanë mirëpritur aspak mirë pala serbe, ku mediat e tyre kanë reaguar që këtë mëngjes me shkrime.
Portali serb, Telegrafi e ka konsideruar vendosjen e flamurit të Kosovës, si të pavend. Në shkrimin e tyre thuhet se Kosova jo vetëm që nuk ka qenë pjesëmarrëse në Luftën e Parë Botërore, por nuk ka qenë as si krahinë jugore serbe.
“Skandaloz është fakti që Kosova është një “shtet” që as sot, nuk njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, shkruhet më tutje në këtë artikull.
Ky artikull përfundon duke thënë se autoritet franceze e kanë vendosur Kosovën në mesin e popujve që u kanë mbijetuar humbjeve të paparashikueshme në fillim të shekullit të kaluar, ku njerëzit dhe vendet e tyre ishin shkatërruar në çdo mënyrë të mundshme.
“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit — në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore” ishte lajmi i mirë i Ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”./Indeksonline/


Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë