Distanca e vogël kohore midis lindjeve dhe shtatzënisë së re mund të çojë deri te rreziku i lindjes së parakohshme.
Nënat, të cilat planifikojnë beben e dytë, patjetër duhet të jenë shumë të kujdesshme kur është fjala për terminin e shtatzënisë.
Sipas një hulumtimi të ri, nënat duhet të bëjnë pauzë së paku një vit nga dita e lindjes së bebes dhe shtatzënia e ardhshme në mënyrë të zvogëlojnë rreziqet shëndetësore si për beben ashtu edhe për veten.
Më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar se si është e domosdoshme të bëni distancën prej së paku 18 muajve midis lindjes dhe shtatzënisë së re, ndërkaq studimi i ri atë konstatim e ka hedhur poshtë.
Distanca e vogël kohore midis lindjeve dhe shtatzënisë së re mund të çojë deri te rreziku i lindjes së parakohshme, lindjes së fëmijës me deformitet dhe rritjes së vdekshmërisë së të posalindurve dhe nënës.
Rezultati do të mund të ketë të bëjnë edhe me femrat në moshë.
Njëra ndër hulumtueset, mjekja Vendi Norman, ka deklaruar që ky është lajm inkurajues edhe për femrat mbi 35 vjeç të cilat planifikojnë të lindin fëmijë.
– Nënat e moshuara gjithashtu mund të shpresojnë që nuk do të kenë probleme gjatë shtatzënisë nëse bëjnë distancën adekuate midis dy lindjeve.
Arritja e dallimit optimal njëvjeçar do të duhej të zvogëlonte dukshëm rreziqet nga komplikimet, thotë Norman.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...