Në Muzeun e qytetit në Rahovec, u mbajt ekspozita me temë “Antikiteti i qytetit të Rahovecit” nga autori Sheqajdin Durguti,në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Bjondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit.
“Jam e nderuar që të marrë pjesë në ekspozitën me temë “Antikiteti i qytetit të Rahovecit” nga autori Sheqajdin Durguti. DKRS-së do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla, posaçërisht kur është fokus promovimi i traditës dhe kulturës shumë vjeçare të komunës së Rahovecit”, ka thënë ndër të tjera drejtoreshe Kleqka.
Ajo ka thënë poashtu se ekspozita do të vazhdojë të mbetet e hapur edhe në ditët në vijim dhe ka ftuar gjithë të interesuarit, që vizitojnë në Muzeun e qytetit, të njihen me pasuritë antike, me të cilat qyteti ynë ndihet krenar.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...