Gjatë ditës së Enjte, ka nisur projekti për ndërtimin e 117 serrave për fermer të cilët janë përfitues. Nga afër fillimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm për fermerët i ka parë nga afër kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Rumir Zhuniqi, drejtor i DUPMM dhe Berat Duraku, drejtor i DBPZhR.
Lidhur me fillimin e projektit kryetari Latifi u shpreh se së bashku me ekipin, isha për vizitë te fermeri Selami Haxhimustafa në Rahovec, ku monitoruam implementimin e këtij projekti.
“Ne jemi të përkushtuar që të jemi pranë bujkut dhe ky është vetëm një nga projektet që e dëshmon një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera kryetari
Latifi.
Vlen të ceket se: Ky është viti i parë që është rritur sipërfaqja dhe kemi serra 1.5, 3 dhe 5 ari; Participimi nga fermerët do të jetë 20% e jo 25 sikur ka qenë në të kaluarën. Me kontratën që është lidhur, do të ndërtohen serra në sipërfaqe 3.5 ha në komunën e Rahovecit.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...