Telefoni është kthyer në pajisjen më të domsdoshme në jetën tonë dhe mundohemi të kujdesemi sa më shumë për të. Por, nëse doni që telefoni juaj të ketë sa më shumë jetëgjatësi duhet të keni parasysh disa gjëra.
Me siguri edhe ju jeni duke bërë disa gabime, pa e ditur që po e shkatërrojnë telefonin.
E lini në dritare ose mbi tavolinë, ku i bien rrezet e diellit
Rrezet e diellit ndikojnë në nxehjen e telefonit tuaj, por edhe pse në pamje të parë duket sikur nuk i ndodh gjë, nxehtësia ndikon në baterinë dhe produktivitetin e telefonit tuaj.
Kur e vendosni në karikim në mënyrë të shkujdesur
Ndodh shpesh që ku jemi përgjumësh ose me nxitim e vendosim karikuesin me forcë. Kjo gjë dëmton si karikuesin edhe vendin e karikimit të telefonit tuaj.
Mospastrimi i pjesës së brendshme të telefonit
Telefoni duhet të pastrohet edhe nga brenda, pasi papastërtitë që mblidhen ndikojnë në keqfunksionimin e tij (ngadalësohet, nxehet), sipas revistaclass. Por, duhet të keni parasysh që të tregoheni të kujdesshëm ose të kërkoni ndihmën e profesionistëve për ta pastruar, pasi mund të prishni pjesët delikate të telefonit.
Zëvendësimi i baterisë origjinale me një fallso
Bateria është “zemra” e telefonit, asnjëherë mos e zëvendësoni me bateri fallso, pasi jetëgjatësia e telefonit nuk do të zgjasë.
Vendosja e telefonit në xhepin e pasmë
Vendosja në xhepin e pasmë përveçse mund ta bëjë më të lehtë për t`ua vjedhur, mund ta dëmtojë telefonin tuaj. Mund të uleni mbi të ose mund ta dëmtoni nga presioni që mund të ushtroni.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...