Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka sqaruar pse nuk votoi në seancën e sotme ku është votuar Rezoluta e dialogut Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka thënë se kishte disa arsye pse nuk mori pjesë në sallën e Kuvendit të Republikës. Megjithatë, deputetja e partisë së Albin Kurtit theksoi se ishte e bindur se kjo rezolutë nuk do të kishte dritën jeshile.
Postim i plotë:
Pas debatit tetë orësh, dje, nuk kishte vullnet politik që të votohej Rezoluta e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, LDK-së dhe Alternativës. Sot, paraprakisht është ditur se rezultati i votimit do të jetë negativ, bazuar në paralajmërimin e përfaqësuesve të pozitës.
Për shkaqe objektive, sot nuk isha pjesë e seancës, mirëpo qëndrimi im rreth kësaj cështjeje është shumë i qartë dhe si dëshmi për këtë, po e postoj fjalën time gjatë seancës së djeshme.Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë miratuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Rezoluta e LDK-së e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, morri 50 vota nga 90 deputetë sa ishin në sallë dhe nuk u miratua.
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...