Ministri i Jashtëm i Kosovës, dhe njëherësh zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, në një editorial të tij në gazetën britanike “The Indepedent”, shkruan se nuk do të lejoj që historia kombëtare e Kosovës të rishkruhet, “për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit”
Në këtë editorial Thaçi, ka shkruar po ashtu se muajin e kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet kushtetuese që lejojnë formimin e Gjykatës Speciale për krime të dyshuara lufte, të kryera nga kosovarët, gjatë dhe menjëherë pas përfundimit të luftës së vitit 1999.
Por me këtë, ai shkruan po ashtu se asnjë kosovar, përfshirë edhe vetë Thaçin nuk do të rrijë duarkryq dhe të lejojnë që Gjykata Speciale të barazojë aktet e Sllobodan Millosheviqit, i ashtuquajtur ‘Kasap i Ballkanit’, me aktet e individëve të dëshpëruar apo kriminelë, të kryera gjatë ose pas luftës.
“Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë, njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur nga intelektualët serbë. Ka qenë fashizëm, i pastër dhe i thjeshtë”, ka shkruar, pos tjerash, Thaçi./arbresh.info
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...