Ka shkuar në 10, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Itali. Dy viktima janë re gjistruar në provincën e Frozinone-s pasi një pemë ra mbi automjetin që po udhëtonin, ndërsa një 21-vjeçar ka humbur jetën në provincën e Caserta-s nga rrëzimi i një peme.
Dy të tjerë kanë mbetur të vdekur nga era e fortë janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios. Ndërsa një grua e moshuar ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore pasi u godit nga një mjet i fortë. Mes të lënduarve është edhe një foshnje, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës ku mbi makinën në të cilën po udhëtonte foshnja dhe nëna, ra një gur.
Shkollat janë mbyllur në shumë qytete si Roma, Napoli dhe Genova, ndërsa gjithashtu përkohësisht është mbyllur edhe aeroporti i Genovës. Sipas “Corriere della sera”, fluturimet nuk do të rinisin deri në orën 2 të pasdites, kur edhe pritet një përmirësim i motit. Për të vënë situatën nën kontroll, nga autoritetet italiane janë mobilizuar rreth 5,800 forca zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar në zonën e Ligurias, Toscanës, Lazio-s, Veneto-s, Venezia-s, Lombardisë dhe Piemontes.
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi
Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me...