Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë të re kundër presidentit Hashim Thaçi para takimit të tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka folur për seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, gjatë së cilës do të qitet për votim rezoluta, e cila kërkon që në dialogun me Serbinë askush të mos ketë të drejtën të diskutojë për lëvizjen e kufijve.
Haxhiu ka thënë se, nëse nuk kalon kjo rezolutë, partitë opozitare duhet të diskutojnë se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin që t’ia ndalojnë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, të bëjë, siç është shprehur ajo, “pazare me territorin” e vendit.
Deputetja e VV-së ka thënë se edhe nëse miratohet kjo rezolutë, gjasat janë të larta që do të shkelej nga presidenti i vendit.
Ajo ka thënë se në rast të dështimit të rezolutës, ose shkeljes së saj, një protestë tjetër popullore është opsion real.
“Jemi duke diskutuar për këtë në Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu në T7.
Haxhiu ka thënë se protesta do të mbahej para se presidenti Thaçi të takohej me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, më Paris, më 11 nëntor, në kuadër të shënimit të armëpushimit të parë në Luftën e Parë Botërore.
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...