Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se gjuha që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përdorur kohët e fundit në statuset e tij në Facebook, ka ardhur si detyrim ndaj shantazheve e kërcënimeve që ia kanë bërë pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk është komunikim i zotit Mustafa, por ka qenë i detyra. Kjo ka ndodhur si pasojë e një tensionit politikë”, transmeton klan Kosova.
“Grupe të organizuara kanë shkuar tek familja e kryeministrit, ai është kërcënuar në baza familjare, kjo ka krijuar panik edhe në familje të zotrit Mustafa”.
Abrashi ka shpjeguar edhe arsyen e shtimit të rrethojave pranë objektit të Qeverisë.
Ai tha se hekurishtet janë vendosur me rekomandim të Policisë së Kosovës.
“Një sistem alarmi, plan evakuimi, vendosja e rrethojave, kanë qenë rekomandime të Policisë së Kosovës, bashkë me disa rekomandime të tjera – 12 gjithsej, ky është një raport i bërë më herët nga Policia”.
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...