Prokurorët po hetojnë nëse bankat belge paguan interes në llogaritë e ngrira të Muammar Gadafit.
Deri në 5 miliardë dollarë mund të jenë disbursuar për njerëzit që kontrollojnë llogaritë libiane, duke përfshirë grupet e milicisë të cillët akuzohen për abuzime të të drejtave të njeriut, transmeton portali arbresh.info
Mediat belget, duke cituar një burim anonim thanë se OKB-ja ra dakord të ngrinte depozitat e mbajtura nga administrate e Gadafit jashtë vendit, Belgjika e kishtë bërë këtë, por nuk kishte ndaluar pagesat e interesit.
Me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 2011, OKB-ja vendosi sanksione ndaj aseteve të qeverisë libiane, duke marrë parasysh në mënyrë efektive rreth 67 miliardë dollarë nga Autoriteti i Investimeve Libiane, i mbajtur në të gjithë Europën dhe Amerikën Veriore.
Ministri i Jashtëm belg Didier Reynders u tha gazetarëve të martën se ai nuk ishte përfshirë në vendimin për zhbllokimin e interesave për depozitat.
“Kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Financave”, tha ai, duke kujtuar se leja për të hedhur pjesërisht lirinë e llogarive libiane u lëshuan nga thesari i mbretërisë në tetor të 2012-tës.
Kombet e Bashkuara gjithashtu janë duke hetuar përvetësimin e dyshuar të miliarda eurove që u zhdukën nga llogaritë e Gadafit./arbresh.info/
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...