Kryeministri flet për seancën e nesërme, thotë se mund të gjendet një gjuhë e përbashkët

15:21 | 30 Tetor 2018
V. S.

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë ka folur lidhur me seancën e jashtëzakonshme të nesërme të thirrur nga LDK-ja për idenë e Presidentit për korrigjim të kufijve, raporton “Zeri.info”.

I pari i Qeverisë tha se shpreson që nesër do të gjiindet një gjuhë e përbashkët mes gjitha partive politike.

“Besoj qe nesër do e gjejmë një gjuhë të përbashkët nuk besoj qe ka një subjekt politik që nuk është për ruajtën e territorit të Kosovës. Në këtë seancë Do të marrin pjesë edhe partitë e pushtetit”, tha Haradinaj

Ndërkohë Haradinaj tha se gara për pushtet midis partive do të vazhdoj por interesat nacionale do t’i ruajnë/Zeri/

Shpërndaje në rrjete sociale