Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në 18 muajt e ardhshëm “do të investohen rreth 50 milionë euro shtesë në hapësira ku jetojnë serbët në Kosovë”.
Pas takimit të qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit e Listës Serbe, në të cilin ka marrë pjesë edhe Vuçiq, ai ka thënë se investimet do të përdoren për inicimin e fillimit të punës së “disa fabrikave në veri të Kosovës”, ndërtimin e Qendrës Klinike “shumë të bukur” në Mitrovicë si dhe spitalit në Graçanicë.
Vuçiq ka thënë se do të investohet edhe në frigoriferë dhe si ndihmë për bujqit në jug dhe veri të Ibrit, ndërtimin e qendrave turistike siç është ajo në Banjska, përfundim të investimeve në infrastrukturë dhe rrugë, ujësjellës dhe universitet.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...