Nëna Natyrë ka prodhuar një shou dritash të bëra nga llava nga vullkani Krakatau në Indonezi.
Nga shpërthimi i vullkanit është krijuar spektakël zjarri dhe vetëtime në qiell, transmeton portali arbresh.info.
E tërë kjo është kapur në kamera.
Pamjet e bukura tregojnë vullkanin, i njohur për shpërthime të dhunshme, duke hedhur hi dhe llavë nga krateri në një mënyrë që mund të përshkruhet vetëm si hipnotizuese.
Por, ajo çfarë ishte më mahnitëse ishte që vullkani arriti të krijojë vetëtimë e vet, një ngjarje e rrallë dhe historike që ndodhë vetëm kur kushtet e shpërthimit, nga temperatura e llavës deri tek madhësia e reve të hirit janë tërësisht në rregull.
Vullkan Krakatau, i vendosur në Sunda Straight midis ishujve indonezianë të Javws dhe Sumatra, ka parë rritje të aktivitetit që nga qershori. Ai ulet në zinxhirin e vullkaneve aktive përgjatë bregut të Paqësorit që shpesh quhet “Unaza e Zjarrit”./Arbresh.info/
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...