Tottenhami dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e hënë).
Të dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Wembley në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni në fuqi anglez do të jetë në kërkim të një rekordi të ri në histori të Premierë Ligës për shkak se nëse ata mposhtin Tottenhamin në Wembley sonte ata do të bëhen klubi i parë jo londinez që fiton pesë ndeshje radhazi në kuadër të kampionatit anglez në kryeqytet.

Barazimi vonë gjatë ndeshjes në mesjavë iu dha “Spursëve” një periudhë zhgënjimi në Evropë në takimin e tyre të fundit, për shkak se ata barazuan 2 me 2 ndaj PSV, gjë që vendos në rrezik synimet e tyre në Ligë të Kampionëve. Megjithatë Tottenhami ende nuk ka barazuar në Premierë Ligë (shtatë fitore, dy humbje) si dhe kanë fituar gjithashtu dy nga tri ndeshjet e fundit në shtëpi deri tani.
Ajo që është më interesante është fakti që nikoqirët janë të pamposhtur në nëntë takimet e tyre të fundit në ligë të zhvilluara të hënën (shtatë fitore, dy barazime), karakteristikë që mund t’iu jap besim tifozëve paragjykues.
Si të pamposhtur këtë sezon në të gjitha kompeticionet, kampioni në fuqi ka shënuar dy ose më shumë gola në pesë prej këtyre ndeshjeve duke pranuar vetëm një gol në Premierë Ligë si mysafirë deri tani.
Manchester City synon të rimarr kreun ndaj Liverpoolit, ndërkohë që skuadra e “Spursëve” synon të kaloj para kampionëve.
Takimi mes tyre fillon nga ora 21:00./arbresh.info/
#THFC: Lloris (C), Trippier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Dier, Dembele, Sissoko, Lamela, Lucas, Kane.
Latest odds from @WilliamHill – https://t.co/XBrzm8u4FE pic.twitter.com/lSoYOimZqT
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) October 29, 2018
How we line-up at Wembley tonight ⚽️
City XI | Ederson, Walker, Stones, Laporte, Mendy, Fernandinho, Silva (C), Mahrez, Bernardo, Sterling, Aguero
Subs | Muric, Kompany, De Bruyne, Sané, Otamendi, Jesus, Foden
Presented by @HAYSWorldwide ? #TOTMCI #mancity pic.twitter.com/Mv7cFBogvo
— Manchester City (@ManCity) October 29, 2018
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...