SBASHK-u ka paraljmëruar greva masive në Kosovë nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre nga Qeveria e Kosovës.
Muaji nëntor mund t’i gjejë institucionet arsimore në grevë të përgjithshme. Këtë paralajmërim e ka dhënë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nëse brenda pak javëve nuk realizohen disa kërkesa të tyre.
Një nga shqetësimet e Sindikatës që e ka shtyrë të paralajmërojë grevë është mosngritja e koeficienteve të mësimdhënësve në Projektligjin për paga, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo meqë, në projektligj, punëtorët e arsimit të shkollave të mesme e kanë koeficientin 2.3, kurse Sindikata po kërkon që të jetë 2.7, ndërsa koeficienti i mësimdhënësve në arsimin e mesëm të ulët është 2, derisa Sindikata po kërkon të jetë 2.5.
Kërkesë tjetër e SBASHK-ut është që Projektligji për punëtorët e arsimit të viteve ’90, të mos pësojë ndryshime nga ai i cili është miratuar në Qeveri.
Sindikata ka shprehur dyshime se deputetët në komisione parlamentare gjatë shqyrtimit të projektligjit e kanë ulur shumën që do të duhej ta përfitonin punëtorët e arsimit të atyre viteve
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë