Chelsea e ka rigjetur rrugën e fitores në mënyrë mbresëlënëse duke e mposhtur Burnleyn 4-0 në Premierligë të dielën pasdite.
Djelmoshat e Mauricio Sarrit, që vinin nga një barazim dramatik ndaj Manchester Unitedit javën e kaluar, thyen akullin pas vetëm 22 minutave lojë, kur Alvaro Morata shënoi për 1-0.
Fitorja e thellë në udhëtim, i ndihmon të kaltërve të ngrihen në vendin e dytë në Premierligë, të paktën momentalisht, me vetëm dy pikë larg liderit Liverpoolit.
Në një ndeshje të dominuar dhe kontrolluar plotësisht nga mysafirët, Ross Barkley dyfishoi epërsinë me një super gol nga distanca kur akrepat shënonin një orë lojë.
Vetëm pesë minuta më pas, anësori brazilian Willian shënoi gol pak a shumë të ngjashëm, ndërs Loftus-Cheek e fundosi kundërshtarin me një gol në sekondat e fundit të takimit.
Humbja e lë Burnleyn në vendin e 14-të, me tetë pikë.
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami