Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka vizituar punimet në shtatoren e heroit Rasim Kiçina, së bashku me familjarë të heroit, dhe shokët e tij, me ç’rast ka thënë se “në Drenas, Rasim Kiçina do të flas me shekujt me mesazhin se si jetohet dhe luftohet për atdhe”.
Ai ka theksuar se “skulptorët, Ylberi dhe Sabriu, po e rikthejnë në mesin tonë, me dimensionin heroik, Rasim Kiçinën”.
Ja postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:
“Heroi ynë, Rasim Kiçina, tashmë ka filluar të përjetësohet në bronz. Sot, së bashku me familjarët e tij dhe me shokët, Ardianin dhe Flamurin, vizituam vend punishten ku po realizohet shtatorja që i mungon Drenasit dhe Drenicës. Ashtu siç duhet, në Drenas, Rasim Kiçina do të flas me shekujt me mesazhin se si jetohet dhe luftohet për atdhe!
Falënderoj donatorët, të cilët pa kursim, mbështesin iniciativa të përjetësimit të heronjve tanë në sheshet e Drenasit dhe Drenicës, duke i bërë ata të gjallë, çdo ditë në mesin tonë, për të na kujtuar amanetin e tyre se duhet të punojmë për atdheun deri në sakrificë. Falënderoj skulptorët, Ylberin dhe Sabriun, të cilët po e rikthejnë në mesin tonë, me dimensionin heroik, Rasim Kiçinën!”

Finalja e Ligës së Kampionëve/ PSG dhe Arsenal, publikojnë f...
Kosova në qendër të arkitekturës së re të sigurisë në Bordin...
Kosova forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, dy oficerë të FSK-...
Konjufca pret nesër ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, temperatur...
Përleshje e ashpër mes tifozëve të Arsenalit dhe PSG-së