Mbrëmë në autostradën “Arbën Xhaferi” përkatësisht në segmentin e fundit të pjesës së urës, gjashtë punëtorë të ‘Bechtel & Enkas’ derisa ishin duke punuar pësuan lëndime trupore, si pasojë e rrëzimit të një vinçi.
Të lënduarit u dërguan menjëherë për tretman mjekësorë fillimisht në emergjenten e Kaçanikut pastaj më tutje në Ferizaj, për t’u liruar më pas të njëjtit për në shtëpi.
Indeksonline mëson se njëri prej punëtorëve është Perparim Sadiku nga Komuna e Shtimes.
Sadiku, në momentin e rrëzimit të vinçit kishte mbetur i varur pothuajse dy orë në objektet punuese të autostradës.
“Portali Indeksonline” ka siguruar edhe pamje ku shihet punëtori në fjalë teksa qëndron në një pozitë tejet të vështirë, e që po ashtu i njëjti kishte parë vdekjen me sytë e tij.


Ndryshe, incidenti kishte ndodhur dje në vendin e quajtur “Uji i thartë” në Han të Elezit rreth orës 17:00. Në bazë të deklaratave të të lënduarve, aksidenti kishte ardhur pasi është rrëzuar një trase në lartësi prej 4-5 metra dhe të gjithë personat që janë lënduar, kanë qenë duke punuar në atë pjesë
Rikujtojmë, se rruga ishte bllokuar prej një kohëzgjatje 3 orë për shkak të rrëzimit të një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës.
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...