Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka theksuar se para tri vitesh, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, me Bashkimin Europian.
Hoxha ka thënë se kjo marrëveshje përcakton morinë e reformave të domosdoshme për zbatim, nëpërmjet mekanizmave dhe afatet zyrtare, duke e bërë Kosovën të gatshme për integrim në BE, me politika dhe standarde të njëjta.
“MSA-ja mbulon të gjitha sferat e qeverisjes dhe ne me përkushtim, jemi duke jetësuar këtë proces, duke dhënë raporte të përditësuara me rekomandime për zbatimin sa më të shpejtë, për ta bërë vendin tonë, pjesë të vlerave të BE-së”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj të Facebook-ut
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s