Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur sot, pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu një makinë të mbushur me eksploziv në qendër të provincës afgane të Wardak, njoftojnë autoritetet.
Bombardimi i mëngjesit në Maidan Shar, qyteti kryesor i provincës, rreth 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Kabul, ndodhi gjersa policët dhe civilët ishin duke shkuar në bazë, tha Hekmat Durrani, një zëdhënës i shefit të policisë, transmeton portali arbresh.info.
Tre civilë dhe dy policë janë në mesin e të vdekurve, tha Durrani, duke shtuar që shifra e viktimave mund të rritet pasi që policët dhe ata që arritën të parët në vendin e ngjarjes janë të zënë duke marrë të plagosurit dhe trupat nga muret e shembura dhe rrënojat.
Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por kryengritësit talibanë janë duke luftuar për të rrëzuar qeverinë e mbështetur nga Perëndimi.
I ndodhur në mënyrë strategjike përgjatë rrugës që lidh Kabulin me rajonin jugor, Wardak është vendosur në mënyrë ideale për kryengritësit që kontrollojnë gati fshatrat malore për t’u përdorur si një terren për bombardimet vetëvrasëse brenda Kabulit.
Baza e ndërtuar nga amerikanët, është shtëpia e qindra policëve afganë nga ku kryejnë operacione në dy provinca të afërta./Arbresh.info/
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë