Në orët e pasdites ka ndodhur një rrëshqitje e pjesërishme e një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës.
“Me këtë rast, kanë pësuar lëndime 3 punëtorë, për të cilët Ministria e Infrastrukturës është informuar se kanë marrë lëndime të lehta, për të cilat Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ju dëshiron shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
“Me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej 3 orëve” .
Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar.
Alarm për dron në Gjermani, mbyllet përkohësisht Aeroporti i...
Sot mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave p...
Haradinaj nderon dëshmorët dhe martirët e Deçanit
Alarm i rremë për bombë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë...
Kosova ‘zbarkon’ drejt bregdetit shqiptar, fluks i madh në M...
E rëndë në Shkup, vetura përplas një motoçikletë – vdes 19-v...