Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë nuk ka ndonjë sfidë që të vejë në dyshim funksionimin e koalicionit.
Ai në një emision të RTV Dukagjini deklaroi se koalicioni po funksionon mirë dhe po merren vendime të mëdha, pavarësisht deklaratave të ndryshme që mund të japin partnerët e koalicionit.
“Ministritë po i kryejnë punët e veta, po merren vendime të mëdha, nuk po shoh diçka që do të vende në dyshim ecurinë e koalicionit”.
Duke folur për idetë e Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës, Beqaj tha se ka deputetë në pozitë dhe në opozitë që mbështesin idenë e Thaçit për bashkim me Luginën e Preshevës.
“Presidenti Thaçi nuk e ka përmendur asnjëherë shkëmbimin e territoreve. Unë besoj se mbi 90 për qind e qytetarëve mbështesin bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën”.
Beqaj ka thënë se vetë fakti që Serbia pranon të flasë për shënimin e vijës kufitare është pozitive.
“Në momentin që Serbia dhe Kosova shënojnë vijën kufitare, atëherë kjo në njëfarë forme është njohje reciproke mes shteteve, sepse kufiri shënohet vetëm ndërmjet shteteve”.
Beqaj ka thënë se qëndrimi i tij personal është pro idesë së kthimit të Luginës së Preshevës në Kosovë.
“Unë personalisht si deputet i Kuvendit të Kosovës e kisha votuar idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën”, deklaroi më tej deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa./RTV Dukagjini/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit