Kryeministrja serbe, Ana Brnabic ka deklaruar sot se qëndrimi i deputetit të Bundestagut, Peter Beyer se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën, është vetëm qëndrim i tij personal dhe jo i Gjermanisë.
“Ai mund ta ketë mendimin e tij dhe ta shpreh lirshëm atë. Por ne nuk pajtohemi me këtë, unë qëndrojë në anën e Qeverisë së Serbisë se gjatë bisedimeve nuk është mirë të ketë“vija të kuqe, Qëndrimi i Gjermnisë nuk ka ndryshuar dhe ne nuk jemi të befasur ”, tha ajo gjatë adresimit të saj në Kuvendin e Serbisë duke shtuar se megjithatë qëndrimi i Amerikës karshi Kosovës ka ndryshuar, raporton B92, përcjell Indeksonline.
“Nëse ne nuk do të kishim bërë punë të mirë, Amerik nuk do të ndryshonte aspak qëndrimin ndaj Kosovës. Kosova ka vija të kuqe, përfaqësuesit e saj nuk dëshirojnë të flasin për asgjë tjetër, vetëm që Serbia duhet ta njoh pavarësinë e saj”, tha presidentja Brnabic.
Ndryshe, Deputeti gjerman që i përket partisë se Angela Merkel, Peter Beyer gjatë vizitës së tij të djeshme në Beograd ka thënë se Serbia nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën si shtet./indeksonline/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...