Kohë më parë, operatori i transmisionit KOSTT, ka paralajmëruar që është duke hyrë në proces të vëzhgimit nga ana e ENTSO, proces ky i rëndësisë së veçantë që mund të rezultojë në anëtarësimin e KOSTT me të drejta të plota në këtë organizatë dhe me plot përfitime tjera për sistemin energjetik në Kosovë.
Fatkeqësisht, siç thekson KEDS në një informatë dërguar mediave, devijimet e mëdha nuk lejohen andaj edhe duke qenë se në Kosovë nuk ka kapacitete rezervë të energjisë elektrike, çdo devijim i paplanifikuar nga prodhimi mund të shkaktojë probleme të mëdha në furnizim.
Në anën tjetër, KEDS thekson se dje ishte paralajmëruar kthimi në prodhim i njësisë B1 të KEK, e cila njësi nuk është kthyer në prodhim dhe është shtyrë për sot në mesnatë.
“Me fjalë tjera, pa planifikim paraprak dhe pa paralajmërim, Kosova sot është duke u përballur me mungesë prej më shumë se 260 MWh të energjisë elektrike, mungesë kjo shumë e madhe marrë parasysh limitet në mbulimin e devijimeve për shkak të proceseve në KOSTT si dhe pamundësinë për të importuar në afat të shkurtë kohor”, theksohet në këtë njoftim.
KEDS thotë se nga orët e hershme të mëngjesit është duke bërë të pamundurën që pa planifikim paraprak të importojë energjinë e mjaftueshme për furnizim, “sidoqoftë, ky proces është i vështirë dhe kërkon kohë dhe përfundimisht varet nga sasitë e disponueshme të energjisë elektrike në rajon që janë të limituara gjatë ditëve të verës”.
“Nga ora 13:00 KEDSO dhe KESCO do të importojnë gjithë energjinë e gatshme në rajon dhe shpresojmë që kjo do të mbulojë kërkesat e konsumatorëve andaj edhe luten të gjithë të kursejnë”, thuhet në njoftimin për media të KEDS.
Në anën tjetër, KEDS thotë se nga KEK janë informuar që janë duke bërë të pamundurën që të kthejnë njësinë B1 në prodhim sot në mesnatë, edhe pse ishte e planifikuar që kjo njësi të kthehej dje.
“Edhe njëherë, edhe pse nuk është përgjegjësi e operatorit të furnizimit (KESCO) të mbulojë mungesën e paplanifikuar të energjisë elektrike gjatë ditës (intra day), ne jemi duke bërë të pamundurën të sigurojmë energji të mjaftueshme për furnizim. Lusim të gjithë operatorët tjerë të jenë transparentë dhe të ofrojnë informata korrekte për konsumatorët duke qenë se të gjithë jemi duke bërë të pamundurën të gjejmë zgjidhjet më të mira për konsumatorët”, potencohet në njoftim.
KEDS vlerëson se procesi i anëtarësimit të KOSTT është i rëndësisë së veçantë për Kosovën andaj edhe jemi duke importuar gjithë çka është e disponueshme, pa marrë parasysh çmimin dhe “shpresojmë që i gjithë procesi do të përfundojë me sukses”.
Tirana pa ujë për festa, shkarkohet kreu i Ujësjellësit
71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në ...
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezul...
Kurti e Rizvanolli vizitojnë sot Postën, Telekomin dhe KEK-u...