Kush i ka të drejta i do kaçurela , e kush i ka kaçurela i do të drejta? Kështu do shkojë kjo puna e flokëve gjithmonë? Pse çfarë kanë kaçurelat? Nuk i stiloni dot, ju ngjan koka shumë e madhe apo gjithë jetën mërziteni sepse ka shumë pak modele të cilat ju shkojnë? Nëse kujdeseni si duhet dhe sipas fytyrës suaj ju zgjidhni ngjyrën, ose prerjen e duhur gjithçka do të jetë në rregull.
Duhet të dini se kaçurelat duhet t’i krihni vetëm në dush sepse në të thatë ato elektrizohen duke u fryrë dhe duke e humbur formën e tyre. Krihini gjithnjë nga poshtë lart dhe jo e anasjellta.
Mundohuni që produktet që vini në flokë të jenë të mira dhe në sasinë e duhur. Për shembull shkuma apo llaku. Gjithashtu përdorimi i difuzorit duhet të bëhet pasi ju keni aplikuar një sprajt kundra nxehtësisë në flokët tuaja.
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...