Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, që të raportoj në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se ky komision duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjësisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës.
“Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjësisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës!”, ka shkruar Haxhiu.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut:
Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjësisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës!
Çfarë faktesh i duhen Komisionit?
Çfarë duhet si dëshmi për të bindur këtë Komision se dikush është dhunuar seksualisht gjatë luftës, para gati 20 viteve?
Numri i veteranëve është katër fishuar ndërsa tek viktimat e dhunimit seksual kërkojnë kushedi sa dhe çfarë dëshmi!
Kujtojmë:
Në fillim të këtij muaji ka nisur procesi i aplikimit për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Deri më tani janë dorëzuar 15 aplikacione, ndonëse interesimi për procedurat e aplikimit ka qenë i madh, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të kësaj kategorie t’u rregullohet statusi dhe të marrin pensionin që u takon më ligj.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...