Një i mitur në Prizren derisa po voziste pa patentë shofer automjetin me targa vendore, shkakton aksident trafiku duke goditur murin e një shtëpie.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pëson vozitësi dhe dy pasagjer meshkuj.
Vozitësi dhe njëri pasagjer pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, është liruar, kurse pasagjeri i dytë me lëndime të rënda trupore dërgohet për tretman mjekësor në QKUK-ë.
I dyshuari me vendimin e Prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Po ashtu një tjetër aksident ka ndodhur sot në Prishtinë.
Një automjet i llojit furgon është rrotulluar në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asllan Pireva”, kurse sipas dëshmitarëve nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.
Po ashtu një tjetër aksident ka ndodhur sot në Pejë.
Një aksident trafiku është regjistruar në mëngjesin e sotëm në Pejë. Në hyrje të qytetit, një vinçi skaj rruge i kisht dalur goma për të goditur një veturë e cila ishte në lëvizje.
Fat në fatkeqësi për veturën ishte se goditja kapi pjesën e pasme të saj dhe nuk ka lëndime apo viktima për pasagjerët.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...