Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ecjen tradicionale në ndër të muajin e luftës kundër kancerit të gjirit.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes.
Ai ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovës dhe krijimin e kushteve për zbulim të hershëm.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë për preventivë ndaj rrezikut të kancerit të gjirit dhe krijimit të kushteve për zbulimin e hershëm dhe trajtimin cilësor e me kohë, mora pjesë në ecjen dhe manifestimin tradicional në sheshin qëndror të kryeqytetit, me moton “Zbulimi i hershëm – mbijetesë.” Qeveria e Kosovës mbështetë luftën kundër kancerit të gjirit me të gjithë mekanizmat, për përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë, krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe për vetdijësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit.




Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...
“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti n...
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...