Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kosova është viktima e vetme e Serbisë pasi që sipas tij, shteti serb do të ketë kokëçarje me katër shtete tjera për çështje të kufijve dhe pakicave kombëtare.
Sipas Kurtit, kjo është strategji e Vuçiqit e Daçiqit e cila sipas tij ka gjetur mirëkuptim edhe nga presidenti i Kosovës.
“Kroacia dhe Hungaria, por edhe Rumania e Bullgaria, si anëtare të BE-së, do t’i bëjnë shumë kërkesa Serbisë për çështje të kufijve dhe pakicave kombëtare. Madje edhe Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi e Maqedonia nuk kanë rregulluar shumëçka me Serbinë.
Prandaj shumë siklet e kokëçarje do të ketë Serbia prej të gjithë këtyre në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Prandaj asaj po i ngutet për marrëveshje me Kosovën, me viktimën kryesore të saj, në mënyrë që këtë ta përdorë si argument se Serbia nuk është më ai shteti agresor dhe kriminal, hegjemon e shtypës.
Nëse shqiptarët ia falin Serbisë krimet dhe diskriminimet, borxhet dhe territoret, atëherë çka kanë kroatët e hungarezët, rumunët e bullgarët, që ankohen?! Kjo është strategjia e Vuçiqit dhe Daçiqit, e cila ka gjetur mirëkuptim në majen e shtetit të kapur të Kosovës, te presidenti ynë sharlatan” shkruan Kurti në Facebook./
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër
Kuvendi i Kosovës po trajton rezolutën për procesin gjyqësor...
Betohen 18 deputetë të rinj, zëvendësojnë ata që u bënë pjes...
Samiti i e BE-së: Udhëheqësit diskutojnë eurobondet dhe inve...
Gati një orë vonesë, nis seanca e Kuvendit të Kosovës