Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami vlerëson se heqja e dy emrave nga lista e kandidatëve për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë përvec që është shkelje procedurale, thotë se është edhe shkelje ligjore.
“E kemi marrë një përgjigje, e cila nuk ka qenë aspak e kënaqshme, Kryeministri në përgjigjen e tij me shkrim herën e kaluar thotë që ka punu sipas ligjit, por në fakt nuk është aspak sipas ligjit. Kjo, besoj është shkelje ligjore dhe procedurale sepse 44 kandidatë votohen në Qeveri, ndërkohë Kuvendit i përcjellen vetëm 2 kandidatë”, ka thënë deputetja Bajrami për emisionin Drejtësia në Kosovë.
Sipas saj, e gjithë kjo ka ndodhur që rruga ti trasohet njërit prej kandidatëve.
“Qëllimi është i qartë, që rruga ti trasohet njërit prej kandidatëve të cilët janë dërgu në Komision. Me faktin që e eliminon konkurrencën, sigurisht që ata po i trasojnë rrugën dikujt”,
Për pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, ishin miratuar 4 emra: Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi dhe Fadil Ismajli. Dy të fundit ishin hequr në mënyrë të dyshimtë nga lista, ani pse ishin votuar në mbledhjen e Qeverisë
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...
“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti n...
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...