Imami i një xhamie në Turqi ka deklaruar se të gjithë njerëzit janë lutur gabimisht për gati katër dekada, njofton media turke.
Xhamia në Sugoren, në provincën perëndimore Yalova të vendit, kishte një të metë kyçe në ndërtimin e saj që do të thoshte se muslimanët besnikë, të cilët janë udhëzuar të gjunjëzohen në drejtim të Mekës gjatë namazit, kanë gabuar për 33 shkallë, shkruan Daily Sabah, transmeton portali arbresh.info
Media turke tha imami Isa Kaya është emëruar vitin e kaluar si imam dhe se pas thashethemeve rreth shtrirjes së një kamare në murun e xhamisë duke treguar drejtimin e Qabesë në Mekë, ai vendosi të kërkojë këshillën e muftis lokale.
Zyrtarët konfirmuan se mihrab ishte ndërtuar në vendin e gabuar kur xhamia u ndërtua në vitin 1981.
Në vend se të merrte masa mbi shembjen e xhamisë, Kaya përdori një masë të përkohshme për t’u treguar njerëzve drejtimin e duhur, duke vendosur shigjeta të bardha në qilimin e xhamisë.
Mediat lokale raportojnë se një arkitekt do të merret me ridizajinim e strukturës./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...