Ky është postimi i Hotit:
Në fund të vitit të kaluar, Qeveria Haradinaj bëri një gabim trashanik duke e tërhequr aplikimin e Kosovës në Interpol. Çdo gjë ka qenë e aranzhuar që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit, bashkë me disa vende.
Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete?
Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur .
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE