Konferencë për persona të varfër dhe socialisht të përjashtuar do të mbahet sot në Shkup me rastin e Ditës ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë.
Në konferencë, që do të mbahet në Klubin e deputetëve, mes tjerash do të flasë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Dita ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë do të shënohet edhe në Institutin për punë sociale dhe politikë sociale pranë Fakultetit Filozofik në Shkup.
Në ngjarjen në Institut, mes tjerash, do të flitet për varfërinë në të ushqyer dhe deprivimin material në Republikën e Maqedonisë, për cilësinë e të ushqyerit tek kategoritë e ndjeshme: rezultate nga hulumtimi kualitativ, për statusin dhe sfidat në funksionimin e kuzhinave publike në Maqedoni, si dhe për alternativat në përballjen me varfërinë me ushqimin.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...