Kryeministri Ramush Haradinaj mund t’ia ndalë kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, gëzimin në gjysmë. Ky i fundit është shprehur i entuziazmuar për sjelljen e këngëtares latino-amerikane, Shakira, në Mitrovicë. E, kryeministri i bën thirrje Bahtirit të ketë kujdes.
Haradinaj në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka komentuar planin që ka Agim Bahtiri për organizimin e një koncerti ku do të përformonte Shakira.
Kryeministri thotë se hapja e urës së Ibrit, që ndanë qytetin në dy pjesë, nuk është çështje që ndodhë vetëm për një ditë.
“Nuk kam as unë kundër. Ura nuk është çështje e hapjes vetëm për një ditë. Nuk dëshirojmë të rikthejmë situata kur dikush barrikadohet në anën tjetër. E kam lutur që ai të kujdesët”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Express.
Ndëkaq, kryetari Bahtiri, sot në një bisedë me Gazetën Express ka thënë se janë në bisedime me menaxherë të disa yjeve botërore për të sjellë në Mitrovicë ndonjërin nga ta. Bahtiri ka konfirmuar se emër konkret kanë Shakirën, ndërsa ka thënë se planifikon që atë ta sjellë në qytetin e ndarë, pa e paguar.
Sipa Bahtirit, është në interesin e këngëtares që të bëhet figura që ka përformuar në një ngjarje kaq madhore, si ai i hapjes së urës që ndan Mitrovicën për 20 vjet.
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar: Një...
U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autos...
ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%