Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev, i cili u shpreh i gatshëm t’i falë fajtorët për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.
Sela thotë se nuk e di nëse Zaev ka pasur ndonjë sherr familjar më 27 prill, që po shtron dorën e pajtimit.
“Nuk e di se vallë kryeministri Zoran Zaev a ka pasur ndonjë hall, sherr privat apo familjar më datë 27 Prill që po shtron dorën e pajtimit. Në qoftë se e ka për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvend, ai nuk është mbi institucionet, mbi drejtësinë. Është i zgjedhur si Kryeministër i vendit dhe jo Mbret i tij”, shkruan Sela.
Për deklaratat e djeshme të Zoran Zaevit në seancën në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, pati reagime të ndryshme në opinion, ndërsa një propozim i tillë u refuzua nga partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...